Kryeministri i Rumanisë e pranon: Kosova luajti më mirë se ne në ndeshje - NACIONALE

Kryeministri i Rumanisë e pranon: Kosova luajti më mirë se ne në ndeshje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Skuadra kosovar “luajti më mirë” se skuadra rumune, e ka pranuar vetë Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, përmes një shkrimi në Facebook ku i reagoi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen që ky i fundit i dha kombëtares së Kosovës në largimin nga ndeshja me Rumaninë pas thirrjeve raciste nga tribuna.

“Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk është absolute për gjestin në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat!”, shkroi ai.

Shkrmi i plotë i Ciolacut:

Është totalisht e papranueshme ajo që bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin, dhe pretendon se pas gjesteve të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar!

Qeveria e tij po përpiqet më kot t'i kthejë fajtorët në viktimë dhe - më keq - kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po ecën në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport!

Sa për atë që ndodhi të premten mbrëma, e vërteta është vetëm një: fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë dhe as publiku në Arenën Kombëtare!

Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk është absolute për gjestin në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat!

Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë!

Lajme të ngjashme