Kryediplomatja gjermane e fton Donika Gërvallën për takim në Gjermani, flasin për energji dhe siguri - NACIONALE

Kryediplomatja gjermane e fton Donika Gërvallën për takim në Gjermani, flasin për energji dhe siguri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Kabinetit të Donika Gervallës, Sharr Jakupi, ka njoftuar se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ai tha se ministrja Gërvalla-Schwarz do të zhvillojë takim me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Baerbock, ku do të bisedojë për sfidat energjetike që i kanë rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike.

“Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schwarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

Ai gjithashtu tha se temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë.

Lajme të ngjashme