Kryediplomati izraelit: Sulmet ndaj Iranit e kanë shtyrë për "2 -3 vjet" ndërtimin e bombes bërthamore
Izraeli ka shtyrë mundësinë që Irani të ndërtojë një bombë bërthamore për “të paktën dy ose tre vjet” pas sulmeve të fundit ndaj këtij vendi, ka pohuar ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, raporton CNN.
“Ajo që kemi bërë deri më tani ka qenë shumë domethënëse. Besoj se, sipas vlerësimeve që dëgjojmë, tashmë e kemi shtyrë për të paktën dy ose tre vjet mundësinë që (Irani) të ketë një (bombë) bërthamore,” tha Sa’ar në një intervistë për grupin mediatik Axel Springer, e publikuar sot.
Fakti që Izraeli ka vrarë një numër zyrtarësh ushtarakë iranianë që nga 13 qershori është “jashtëzakonisht i rëndësishëm,” tha Sa’ar, duke theksuar se ai nuk “beson” në diplomacinë me Iranin.