KRU “Prishtina” kërkon nga konsumatorët ndërrimin nga ujmatës të përbashkët në individual - NACIONALE

KRU “Prishtina” kërkon nga konsumatorët ndërrimin nga ujmatës të përbashkët në individual

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka kërkuar nga qytetarët që banojnë në banesa kolektive e të cilët e kanë ujëmatës të përbashkët t’i kthejnë në ujëmatës individual.

KRU “Prishtina” me një postim në “Facebook” ka shkruar se kjo do të siguronte faturim me real.

Lusim konsumatorët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive ( të vjetra si psh. lagjja" Ulpiana"," Dardania", " Bregu i Diellit" , etj) e të cilët faturohen me ujëmatës të përbashkët, që sa më shpejt të instalojnë ujëmatës individual për shkak të faturimit sa më real. Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës. Vendosja e ujëmatësve individual për herë të parë vendoset nga konsumatori. Pse duhet të instalohet ujëmatësi individual: Në rast të ndonjë rrjedhje të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët me ç'rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme