KRU “Mitrovica”: Uji në Vushtrri nuk rekomandohet për pije - NACIONALE

KRU “Mitrovica”: Uji në Vushtrri nuk rekomandohet për pije

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në komunën e Vushtrrisë që të mos e përdorin ujin për pije.

Në një njoftim në Facebook, KRU “Mitrovica” thotë se qytetarëve u rekomandohet që ujin ta përdorin vetëm për qëllime teknike dhe higjienike, jo për pije apo gatim.

“Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike). Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkruhet në njoftim.

Lajme të ngjashme