KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë është stabil, por mos e përdorni për pijë - NACIONALE

KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë është stabil, por mos e përdorni për pijë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë nga kanali Ibër Lepenc është stabil.

Në një njoftim për media, bëhet me dije se furnizimi me ujë është kthyer në normalitet. Megjithatë, është peluar që most ë përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK-së.

“Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.

VINI RE:

UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme