Kroacia ia ndalon hyrjen Vuçiqit: Po planifikon të krijojë kaos - NACIONALE

Kroacia ia ndalon hyrjen Vuçiqit: Po planifikon të krijojë kaos

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kroacia ia ka ndaluar hyrjen presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave kroate, Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte Jasenovacin dhe Pakracin. Mirëpo një vizitë e tillë nuk u lejua nga autoritetet kroate.

Jutarnji list raporton se Qeveria kroate dyshonte se presidenti serb planifikonte të krijonte kaos në Koraci.

Ndërkohë, pas ndalimit të hyrjes, Vuçiqi publikoi një fotografi në Instagram.

“Vetëm bëjeni ju punën tuaj. Do të jetojë populli serb dhe kurrë nuk do të harrojë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme