Kroaci: Protestë në Zarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Kroaci: Protestë në Zarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

3 orë më parë

nga NACIONALE

Një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë kanë organizuar një tubim në qytetin bregdetar të Zarës në Kroaci, për të shprehur solidarizimin e tyre me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë herë kërkesa kryesore e marshuesve ishte sigurimi i një procesi të paanshëm gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Këtij manifestimi i është bashkuar edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Ai sqaroi se ky mobilizim qytetar synon të ngrinte zërin kundër asaj që ai e konsideron si trajtim të padrejtë ndaj ish-luftëtarëve të lirisë.

“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.

Përgjatë gjithë tubimit, qytetarët e pranishëm valëvitën flamujt kombëtarë dhe shpërfaqën përkrahjen e tyre të plotë për ish-udhëheqësit e luftës, teksa brohoritjet "UÇK, UÇK" dëgjoheshin pa ndalur në shesh.

Lajme të ngjashme