KRM “Pastërtia” e suspendon kryesindaklistin pas intervistës në Nacionale
Disa ditë më parë, Mexhid Ramusa, kryesindikalist në KRM “Pastërtia” në Ferizaj, dha një intervistë për Nacionalen.
Pas kësaj interviste, ndaj Ramusës është marrë një masë.
Në një njoftim nga KRM “Pastërtia” theksohet se Ramusa është suspenduar.
Demantim i shkrimit mbi largimin nga puna te kryesindikalistit në KRM “Pastërtia” Sh.A.
Njoftimi i KRM “Pastërtia”
Për njoftimin e drejtë të të gjithë interesuarve si dhe për demantimin e shkrimeve të ndryshme të cilat po qarkullojn se kompania KRM “Pastërtia” Sh.A. ka marrë vendim për largimin nga puna të kryesindikalistit të Sindikatës Qendresa e cila vepron ne kuadër te kompanisë KRM “Pastërtia” Sh.a., Z. Megjid Ramusa, kjo gjë nuk është e vërtet dhe se realiteti është ndryshe.
Për arsye të veprimeve të jashtëligjshme të zhvilluara nga ana e kryesindikalistit z. Megjid Ramusa, për zhvillimin e grevave të jashtëligjshme sipas dispozitave ligjore e të cilat greva kanë sjellë deri në shpalljen e gjendjes emergjente në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në qytetin e Ferizajit, kompania KRM “Pastërtia” Sh.A ka qenë e detyruar të marrë veprimet e nevojshme për këtë situate dhe ka ardhë në përfundimin e aplikimit të masës SUSPENDIM nga puna për Kryesindikalistin z.Megjid Ramusa i cili ka qenë përgjegjës për veprimet e fundit të ndodhura dhe situatën e gjendjes emergjente të shpallur.
Pra, Kryesindikalistit z. Megjid Ramuses NUK iu është bërë ndërprerja e kontratës (largimi nga puna) por për të njëjtin është marrë masa e SUSPENDIMIT të përkohshëm nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore nga Komisioni Disiplinor i KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.