Krizë e paprecedent në politikën britanike: Jep dorëheqje kryeministrja Truss - NACIONALE

Krizë e paprecedent në politikën britanike: Jep dorëheqje kryeministrja Truss

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja që mori mandatin para disa javësh, tashmë ka dhënë dorëheqje në një adresim jashtë Downing Street.

Ajo u shpreh se i kishte thënë Mbretit Charles se po dorëhiqej edhe si lidere e Partisë Konservatore.

Truss u shpreh se kishte marrë detyrën në një kohë të “jostabilitetit të madh ndërkombëtar dhe ekonomik”.

“E pranoj... marrë parasysh situatën nuk mund të kryejë mandatin në të cilën u zgjodha nga Partia Konservatore.” - ka thënë Truss, ka raportuar BBC.

Ajo shtoi se do të kishte zgjedhje brenda javës së ardhshme në këtë parti, duke shtuar se do të mbetej kryeministre derisa të zgjidhej një pasues për të.

Dorëheqja e bën Liz Trussin kryeministren më jetëshkurtër në histori të politikës së Mbretërisë së Bashkuar me vetëm 45 ditë.

I dyti ishte George Cannin, që kishte shërbyer për vetëm 119 ditë pasi kishte vdekur në vitin 1827.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të Laboristëve, Keir Starmer, që ka kërkuar zgjedhje të përgjithshme “tash” pas njoftimit të dorëheqjes nga kryeministrja.

Më gjerësisht...

Lajme të ngjashme