Jep dorëheqje kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss - NACIONALE

Jep dorëheqje kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja që mori mandatin para disa javësh, tashmë ka dhënë dorëheqje në një adresim jashtë Doëning Street.

Ajo u shpreh se i kishte thënë Mbretit Charles se po dorëhiqej edhe si lidere e Partisë Konservatore.

Truss u shpreh se kishte marrë detyrën në një kohë të “jostabilitetit të madh ndërkombëtar dhe ekonomik”.

“E pranoj... marrë parasysh situatën nuk mund të kryejë mandatin në të cilën u zgjodha nga Partia Konservatore.” - ka thënë Truss, ka raportuar BBC.

Ajo shtoi se do të kishte zgjedhje brenda javës së ardhshme në këtë parti, duke shtuar se do të mbetej kryeministre derisa të zgjidhej një pasues për të.

Dorëheqja e bën Liz Trussin kryeministren më jetëshkurtër në histori të politikës së Mbretërisë së Bashkuar me vetëm 45 ditë.

I dyti ishte George Cannin, që kishte shërbyer për vetëm 119 ditë pasi kishte vdekur në vitin 1827.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të Laboristëve, Keir Starmer, që ka kërkuar zgjedhje të përgjithshme “tash” pas njoftimit të dorëheqjes nga kryeministrja.

“Erdha në zyrë në një kohë të jostabilitetit të madh ekonomik e ndërkombëtar. Familjet dhe bizneset ishin të brengosura për atë se si t’i paguajnë faturat e tyre. Lufta e paligjshme e Putinit në Ukrainë e rrezikon sigurinë e tërë kontinentit tonë. Dhe vendi ynë është kufizuar për një kohë shumë të gjatë nga rritja e ulët ekonomike”, tha zonja Truss.

“Kam folur me Lartmadhërinë e Tij, Mbretin, për ta njoftuar se po jap dorëheqje nga posti i kryetares së Partisë Konservatore. Këtë mëngjes e takova shefin e Komitetit të 1922-shit, Sir Gragam Brady. Jemi pajtuar që do të ketë zgjedhje për udhëheqësi, që do të kompletohet në javën e ardhshme”, shtoi ajo.

“Kjo do të garantojë që ne të mbetemi në një rrugë për t’i zbatuar planet tona fiskale dhe për t’i mbajtur stabilitetin ekonomik e sigurinë kombëtare të vendit tonë. Unë do të mbetem kryeministri derisa të zgjidhet një pasardhës. Ju faleminderit”, tha kryeministrja me mandatin më të shkurtër në Britani.

Shefja e qeverisë britanike tha dorëheqje pas dështimit të një buxheti me ulje të taksave, gjë që i goditi tregjet financiare.

Lajme të ngjashme