Kriza politike në Mal të Zi, mijëra qytetarë në protesta
Të enjten në mbrëmje, para selisë së parlamentit në Podgoricë është zhvilluar edhe një protesë, ku ka qenë pjesëmarrës mijëra qytetarë që kanë kërkuar tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për presidentin, miratimin e marrëveshjes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.
Protesta që po mbahet, është e dyta për këtë muaj. Kujtojmë se edhe me 8 nëntor është zhvilluar një e tillë ku janë kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Presidentin.
“Tubimi i sotëm, si dhe tubimet e mëparshme dhe të ardhshme, nuk janë protesta të asnjë partie, asnjë grupi partiak, asnjë individi, por më e rëndësishmja, është një thirrje për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendin kushtetues dhe institucioneve të shtetit në Malin e Zi," tha Jasmina Nikçeviq para protestuesve, transmeton VOA.
Nikçeviq është bashkëorganizatore e protestave, ndërsa në fjalimin e saj shtoi se këto protesta janë tejet të rëndësishme për shtetin malazez.
