Intervistë | Deputeti shqiptar i Malit të Zi: Abazoviq u rrëzua sepse zbatoi urdhrat e Vuçiqit - NACIONALE

Intervistë | Deputeti shqiptar i Malit të Zi: Abazoviq u rrëzua sepse zbatoi urdhrat e Vuçiqit

1 vit më parë

nga Muhamet Koci

Dritan Abazoviq është rrëzuar në orët e para të së shtunës nga posti i kryeministrit të Malit të Zi. Një ditë pasë, deputeti shqiptar në Kuvendit malazezas, Mehmet Zenka, ka treguar arsyet e rrëzimit të Abazoviqit nga kolltuku, duke e akuzuar këtë të fundit se ishte pjesë e një politike serbomadhe.

Tutje, sipas Zenkës, që është edhe kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Abazoviq nuk u rrëzua pse ishte shqiptar, duke theksuar se ish-kryeministri po i zbatonte urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deputeti Zenka, në intervistën për gazetën Nacionale, është shfaqur mjaft kritikë edhe ndaj marrëveshjes së ish-kryeministrit Abazoviq me Kishin Serbe, duke e cilësuar atë si irritim e rrezik për shqiptarët e Malit të Zi. Ndërsa, ai thekson se një qeveri teknik duhet të themelohet për të përgatitë parakushtet për zgjedhje pas 4-5 muajve.

Në fund, ai ka sqaruar se shqiptarët e Malit të Zi, do të jenë gjithnjë në favor të integrimeve euro-atlantike.

Nacionale: Z. Zenka, pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit. Pse ju si shqiptar votuan rrëzimin e Qeverisë?

Zenka: Janë disa arsye me të cilat shqiptarët në Mal të Zi nuk pajtohen.

Së pari, koalicioni me partitë serbe, e cili u formua në Manastirin e Ostrogut nën patronatin e klerikëve të kishës serbe ,ku Abazoviq mori postin e nënkryetarit të kësaj qeverie dhe u emërua si koordinator i shërbimeve sekrete të Malit të Zi. D.m.th. nuk ishte në interes të shqiptarëve të participohet në një qeveri me ato politika të cilat Kosovën e quajnë shtet terrorist dhe artificial kurse neve "shiptari".

U bë pjesë e një politike serbomadhe, e cila e bllokoi Malin e Zi në proceset euro-atlantike. Këtë e deshmojnë edhe raportet tejet negative nga ana e BE-së.

Deklaratat e tija kundër ekzistencës së partive nacionale, duke i quajtur si diçka të dëmshme dhe së shqiptarët duhet të orientohen kah partitë qytetare.

Nacionale: Abazoviq dje u mundua të viktimizohej, duke thënë se po rrezohet për faktin që është shqiptar. Si e keni parë këtë deklaratë të tij?

Zenka: Sa i përket viktimizimit të tij se gjoja po shkarkohet si shqiptar, ato nuk qendrojnë aspak. Shumica e deputetëve që kanë votuar janë malazezë. Prej 49 votave të cilat ishin, vetëm 2 janë prej partive shqiptare, sepse vetëm dy deputetë shqiptarë janë në parlamentin e Malit të Zi.

Abazoviqi u kujtu se është shqiptar një ditë para se të shkarkohet, sepse deri atëherë e quante vetën kosmopolit dhe se përkatësia nacionale është nën nivelin e të perceptuarit të tij.

Është po ai i cili deklaroi se Skënderbeu ishte serb, është po ai cili merrte pjesë në tubimet e të ashtuquajturve "ujqërit serbo-rus" dhe pa problem dëgjonte këngët që Kosova është Serbi, që së shpejti ushtria serbe do marshonte në Prizren, është po ai që si penguan këngët qe duhet pirë gjakë shqiptari etj. etj.

Kurse tani kur votohet për shkarkimin e tij, po del se shkarkohet sepse është shqiptar.

Sa për informim të opinionit, ai po atë ditë gjatë gjithë kohës ftonte partitë serbe që mos të votojnë pro shkarkimit por të ulen së bashku me të në bisedime që të bëjnë prap koalicion të ri, çka edhe erdhi deri te takimi mes tyre në një prej sallave të parlamentit, por i dili huç, sepse një prej partive serbe, e cila përfaqëson një krah me pro-shtetit të Malit të Zi, nuk pranoi të merrte pjesë në takim.

Nacionale: Cili është vlerësimi i juaj për punën e Abazoviqit si kryeministër?

Zenka: Abazoviqi kur fitoi votëbesimin tonë për kryeministër i kishte të shkruara prioritetet, me të cilat duhej të merrej gjatë mandatit njëvjeçar.

I pari ishte që urgjentisht të permisonte raportin me BE-në, dhe zhbllokimin e bisedimeve me BE-në.

Pastaj, obligimin që të mirat detare t’i kthehen komunave. Kjo ka qenë kërkesë e partive shqiptare.

Gjithashtu, decentralizimi sipas normave dhe modaliteteve evropiane.

Ka marrë obligim zgjedhjen e organeve gjygjësore: kompletimi Këshillit të Gjygjit, kompletimi Gjykatës Kushtetuse, zgjedhja prokurorit shetëror dhe prokurorit special. Këto kanë qenë kërkesa më prioritare nga BE-ja.

Nacionale: A e kishte prioritet edhe marrëveshjen me kishën serbe?

Zenka: Ndër prioritete ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes me kishën serbe, por jo para këtyre të lartëpermendura. Sugjerimi i BE-së ishte që të zhvillohet debat i gjërë shoqëror dhe pastaj të vijnë deri te nenshkrimi.

Por, kjo nuk ndodhi. Abazoviqi e pa të udhes që prioritet mbi prioritete ishte marrëveshja me kishën serbe, gjë që edhe e bëri duke mos përfillur sugjerimet dhe këshillat tona që mos ta bëjë një akt të tillë, sepse do polarizonte dhe tensiononte situatën në Mal te Zi .

Sidomos mos të nënshkruante një marrëveshje, e cila kryekëputë u përpilua në Beograd nga kisha srbe dhe që de facto dhe de jure ,kisha serbe fiton te drejten e te funksionuarit si shtet mbrenda shtetit.

Nacionale: A paraqet ndonjë problem për shqiptaret marrëveshja me kishën serbe që e nënshkroi Abazoviqi?

Zenka: Neve na iriton dhe paraqet rrezik për neve si shqiptar kjo kontratë apo marrëveshje. Sepse në bazë të saj, kisha serbe fiton të drejtën e përvetësimit e të gjitha atyre vendeve të shenjta kulturore-historike dhe fetare në gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, siç jane kishat e Shasit, kisha ne kalanë e Uqinit, kishat në ujdhesat e liqenit të Shkodrës dhe Malsi, kisha ne Martinaj (Guci), me një fjalë gjitha ato vende të shenjta mijëvjeçare të trashëgimisë tonë.

Abazoviqi kishte prioritet që të zbatonte urdhrat e patronëve nga Beogradi, urdhrat e Vuçiqit dhe kishës serbe.

Gjithashtu hyri pa u konsultu me neve, të cilët e përkrahëm, në projektin e Ballkanit të Hapur të cilin neve shiptarët e Malit të Zi e shohim si thikë pas shpine për procesin integrues evropian e sidomos thikë pas shpine për Kosovën si shtet.

Nacionale: Çka pritet të ndodh tash? Do të ketë qeveria teknike apo do të shkoi vendi në zgjedhje të reja?

Zenka: Për momentin më e rëndësishme është që të formohet një qeveri teknike apo kaluese me mandat 4-5 mujor e cila do ketë për detyrë të pregatitë parakushtet për zgjedhje në pranver ku do qartësohet edhe situata politike në Mal të Zi.

Sidiqoftë neve si parti shqiptare do jemi gjithmon pro proceseve integruese euro-atlantike dhe pro intereseve ekonomiko-politike për shqiptarët në Mal të Zi dhe regjion.

Lajme të ngjashme