Kriza për punëtorë, Azemi: Bizneset vet e kanë pru veten në këtë situatë - NACIONALE

Kriza për punëtorë, Azemi: Bizneset vet e kanë pru veten në këtë situatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për krizën dhe mungesën e punëtorëve tashmë të vërejtshme anekënd vendit, ka folur edhe Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka konstatuar pa-një-pa-dy se “vetë bizneset e kanë sjellur veten në këtë situatë”; por në të njëjtën linjë ka kritikuar edhe politikën.

“Kanë hezituar që të ofrojnë kushte minimale dhe tani unë nuk e kam menduar kurrë se do të më vije keq për biznesmen, për punën që ai ka bërë, po megjithatë, po them se edhe ne kemi shpirt seriozisht, po them se më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë ra në mungesë të punëtorëve, por këta e kanë bërë vetë, pronarët e kompanive së bashku me politikat e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi për “Ekonomia Online”:

Lajme të ngjashme