Kritikoi videot, largohet nga pozita - 'Dënohet' Hydajet Hyseni - NACIONALE

Kritikoi videot, largohet nga pozita - 'Dënohet' Hydajet Hyseni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liburn Aliu nuk është i vetmi që ka rënë "pre" e ndryshimeve në VV.

Njeriu që kritikoi videot e publikuara javë më parë nga partia e tij, Hydajet Hyseni, nuk do të jetë më kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Ky është një prej vendimeve të Kurtit. Madje është bërë e ditur edhe zëvendësuesja e tij, e që është Arbërie Nagavci.

Ministrja aktuale e arsimit gëzon respekt të veçantë te kryeministri.

Kujtojmë, një vendim i saj kishte rënë ndesh me Kushtetutën, por Kurti nuk ka marrë asnjë vendim ndaj saj, ani pse dikur, në cilësinë e opozitarit thoshte se kushdo që e shkel Kushtetutën është super-kriminel.

Lajme të ngjashme