Kritikat ndaj ShBA-së, Miftaraj: Mos u boni bukëpërmbys me sha e ofendu Amerikën
Drejtori i institutit të Kosovës për Drejtesi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj mbështetëseve të VV-së, të cilët po e kritikojnë e fyejnë Amerikën.
Ai ka kërkuar të ndalet zemërimi dhe kritikat ndaj ShBA-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me kritikët e tillë.
Sipas tij, të njëjtin mund të kërkojnë edhe mbylljen e ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
“Trima menaxhone zemërimin, shpërndane zemërimin në forma tjera që nuk demtojnë të tjerët. Mos u boni bukëpërmbys me sha e ofendu Ameriken, se nese vazhdoni me kete ritëm veq kur te kerkoni me mbyll ambasaden e Amerikes ne Prishtine. Pa Amerike ta dini se as ju, as ne e as partia e lideri juaj suprem nuk do frymonin te lire ne nje shtet sovran si Republika e Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.