Kritikat ndaj gjyqtares së Komerciales, avokati Zeka: Përparimi si Albini - NACIONALE

Kritikat ndaj gjyqtares së Komerciales, avokati Zeka: Përparimi si Albini

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Ylli Zeka ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili dje ka kritikuar gjyqtaren që ka marrë vendim për të ndaluar punimet në projektin e Rrugës “A” në Prishtinë.

Ai ka vlerësuar se çdo komentim i vendimeve gjyqësore nga ana e politikes është drejtpërdrejt ndikim i politikes në sistemin gjyqësore!

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë mendësi Rama po del të jetë si kryeministri Albin Kurti, i cili disa herë ka sulmuar me emër prokuror e gjyqtar.

“Me se paku kisha prite qe nje profil si Kryetari i Prishtines Perparim Rama, me ataku gjyqtar me emer te pervecem, per vendimmarrje, duke e lidhur vendimin e saj me lidhjet e saj familjare te partise ne pushtet. Cdo komentim i vendimeve gjyqesore nga ana e politikes, eshte drejperdrejt ndikim i politikes ne sistemin gjyqesore! Me kete mendesi Perparimi po na del i njejt si Albini, kur e kerkonte emrin e gjyqtarit qe kishte vendosur per lirimin e nje te akuzuari nga paraburgimi! Gjyqtaret e kane emrin “Gjyqtar te Republikes se Kosoves” kishe deklaruar me te drejt ne ate rast, ne reagimin e saj KGJK, e cila duhet te reagoj edhe tani!”, ka shkruar Zeka.

Lajme të ngjashme