Kritikat e partnerëve për aksionet e Policisë në veri, Sveçla: Nuk ka kritika, ka brenga - NACIONALE

Kritikat e partnerëve për aksionet e Policisë në veri, Sveçla: Nuk ka kritika, ka brenga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për kritikat e Departamentit të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, për aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai në një deklaratë për Ekonomia Online ka thënë se nuk janë kritika por janë brenga.

“Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit”, ka thënë Sveçla.

“Atje është qetë është situatë e brishtë, por Policia e Kosovës është tregu jashtëzakonisht e zonja që të menaxhojë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat”, ka thënë Sveçla.

Lajme të ngjashme