Kritikat e Konjufcës ndaj dialogut, Mehmetaj: Është veç fillimi i fushatës elektorale - NACIONALE

Kritikat e Konjufcës ndaj dialogut, Mehmetaj: Është veç fillimi i fushatës elektorale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili dje ka thënë se Banjska e ka vrarë dialogun e Brukselit.

Ai ia ka përmendur Qeverisë Kurti disa zotime, të cilat, sipas tij, nuk i ka mbajtur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se kritikat e të parti të Kuvendit për dialogun e Brukselit janë vetëm fillim i fushatës zgjedhore.

“Glauk Konjufca: "Dialogu ndodhet në një qorrsokak, prej të cilit nuk po shoh rrugëdalje. Dialogu e ka pas arkivolin me 24 shtator të vitit të kaluar". Shihe ti shihe... E kanë rrëzu një qeveri ne emër të reciprocitetit e nuk e vendosën kurrë. E morën pushtetin në emër të ndaljes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe përfunduan duke e sjellur planin franko-gjerman. Erdhën për thellim dhe kualitet të ri të aleancave, i shkatërruan ato dhe u shkatërruan ndërmjet vete. Kjo retorikë kundër dialogut e prezantuar nga vegla e Kurtit, i cili, siç tregoi deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, i kish së paku nja 10 banesa, është veçse fillimi i fushatës elektorale”, ka shkruar Mehmetaj.

Lajme të ngjashme