“Krim, kjo i nxit armiqtë”: Daut Haradinaj reagon ashpër për gjendjen me ushqim në FSK - NACIONALE

“Krim, kjo i nxit armiqtë”: Daut Haradinaj reagon ashpër për gjendjen me ushqim në FSK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër për gjendjen kritike me ushqim në FSK.

Haradinaj ka thënë se situata e sotme është krim. Kjo pas letrës së komandantit Bashkim Jashari i cili paralajmëroi ministrin Maqedonci se do t’i ndërprejnë të gjitha aktivitetet.

Postimi:

Nëse jam ndjerë krenar si deputet i popullit të Kosovës, ka qenë momenti kur kam votuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ushtri që e mban gjallë shpresën për një vend të sigurtë e në familjen e madhe politiko-ushtarake NATO. Që vjen dita në 2024 ushtarët tanë të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë se kam besuar. Kjo përbën në vete më shumë se krim. Kjo i nxitë armiqtë e Kosovës e që nuk janë të paktë, që të sfidojnë vendin tonë.

Sot do të ishte mirë që përgjegjësit e kësaj situate të ishin të lidhur dhe të përballur me drejtësinë.

Kryeministër, të ka humbur rruga në oborr. Shkarko ata që e bënë këtë krim të turpshëm!

Lajme të ngjashme