Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e ditës: 22 korrik 2022

09:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret me ceremoni shtetërore presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij. Pas ceremonisë, Osmani pret në takim Metën, dhe në fund mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

09:00

Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, interviston ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dhe anëtari i Kryesisë, Dren Kukaj, mbajnë konferencë për medie. (Zyrat e PSD-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:50

Kuvendi i Kosovës mban seancë e veçantë, me ç’rast presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, do t’u adresohet deputetëve. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

12:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

19:50

Presidentja e Kosovës, Osmani, dhe presidenti i Shqipërisë, Meta, marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s. (Plateja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

Lajme të ngjashme