Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e ditës: 26 nëntor 2022
UN Women dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënojnë fillimin e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Aeroporti i Prishtinës) 11:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në tubimin me vajza e Gra të Komunës së Gjilanit. (Teatri i Qytetit, Gjilan) 12:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 13:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim prefektin e Qarkut Vlorës, Flamur Mamaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren) 13:15
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu viziton Panairin e Grave në Komunën e Gjilanit. (Sheshi i qytetit, Gjilan) 13:30
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni vizitojnë Klubin e Basketbollit “ United Basketball” dhe Klubin e Hendbollit “Drita”. (Gjilan) 14:00
Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim kryetarët e Komunave dhe kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Kosovës Lindore, përfshirë edhe ata të AZhR – lindje, Likovën e Kumanovën. (“Vali Ranch”, Gjilan) 16:00
Komuna e Vushtrrisë organizon jubileun e 40-të të festivalit tradicional “Takimet e Poeteshave Shqiptare”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) * 18:00