Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 23 nëntor 2022.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin financiar të Akademisë së Drejtësisë, të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntë mujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
UNDP organizon ceremoninë përmbyllëse për të shënuar përfundimin e Projektit për Ndihmë Humanitare të financuar nga BE. (Ora 10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun si dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i veprimtarit të madh, Xhemail Mustafa me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 10:00)
Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z-nja Alyson Grunder do të administroj betimin solemn të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë si dhe do të mbajë fjalë rasti. (Ora 10:30)
Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën rajonale ku do të publikojë hulumtimin rajonal “(Pa) Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”. (Ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Malishevës do të mbaj mbledhje solemne, ku do të shpallen “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës disa personalitete. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)
Instituti Albanologjik mban konferencës shkencore “Një komb një gjuhë”. (Objekti i Institutit, ora 11:00)
AAK mban konferencë për media. (Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së, ora 13:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Konfliktet Administrative, Projektligjin për Ekspertet Gjyqësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Vedi Yesilkilic, Kryeshef, Ekzekutiv i KEDS 2013-2014, George Karagutoff, Ekzekutiv i KEDS 2013-2019, Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv i KEDS 2019-2021; Alpin Dogan, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KEDS dhe Serhat Mesut Dinc, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KESCO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi prezantojë buxhetin para qytetarëve të Mitrovicës. (Teatri i Qytetit të Mitrovicës, ora 17:00)
Ambasada e Francës në kosovë organizon mbrëmjen Beaujolais Nouveau, mundësi kjo për t'i shijuar verërat e shoqëruar me djathra francezë. (Ora 19:00)
CHwB Kosovo organizon shfaqjen e filimit të Berta Hazirajt 'Sytë e duert e juaja duhet të shifen kudo'. (Bunkeri të fontana në Ulpianë, ora 19:00)