Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Vazhdon sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë në të cilin do të diskutohet dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 8:30)
Mbahet takimi me kryetar të shoqatave të sektorit privat ku do të mirët vendim për hyrjen, apo mos hyrjen në protesta për punëtorët e sektorit privat te Kosovës. (Zyrat e sindikatës së sektorit privat të Kosovës, ora 9:30)
Përurohet kompleksi memorial si dhe behët zbulimi i pllakes përkujtimore në nderim të 86 dëshmorëve dhe martirëvete të fshatit Polac të rënë në luftën e lavdishme të UÇK-se në vitin 1998/1999. (Kompleksi memorial në fashtin Polac, komuna e Skenderajt, ora 10:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ymer Fejzullahun, Kryesues i Bordit nga Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdini, ish-Drejtor Menaxhues i Kosova Thëngjill. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës” ku do të diskutohet rreth draft strategjisë së energjisë në kontekstin aktual dhe karshi zotimeve që dalin nga Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor. (Zyrat e Institutit Riinvest, ora 10:00)
Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive të cilat mbahen në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrë në rajonin e Pejës. (Fshati Radavc, restorani Shpella e Bobit, salla e sportit, ora 10:30)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
Organizata Roma in Action organizon aktivitetin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome aktivitet ky i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin qytetar mbi gjuhën rome në Komunën e Gjakovës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 13:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, raportin me amendamente i Grupit Punues për Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, 14:00)