Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 25 tetor 2022.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapje të Samitit të Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prishtinës, organizojnë takimin e Grupit Punues të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve. (ora 9:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, dhe kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Jeton Koca për të diskutuar çështjen e kërkesës apo peticionit të pesë grave, zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, si dhe përfaqësues nga EULEX-i do të diskutojnë për rolin e mbështetjes së këtij Misioni për sistemin korrektues të Kosovës dhe si ka ndryshuar ai ndër vite. (Selia e EULEX-it, ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të performances të ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të realizojë një aksion simbolik ku do shpalosen fytyrat e grupeve të interesit brenda Këshillit Drejtues që po destablizojnë Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të KRU Hidromorava, shqyrotn Raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës dhe KRM Pastrimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 11:30)​
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
Qendra Multimedia organizon Kosovo Theatre Showcase e cila sjell disa nga prodhimet më të mira teatrore të vitit të fundit në Kosovë, para një audience ndërkombëtare prej më se 60 mysafirëve nga mbi 20 vende të Evropës, SHBA-ve dhe Azisë. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, ora 20:00)