Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet kryesore për sot

13 tetor 2022

10:00 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës e interviston Kadri Kadriun, ish u.d. i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it; kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Skender Haziri; dhe kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK. (Klinika e Onkologjisë)

10:00 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) e organizon Panairin e Punës 2022. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve)

11:00 - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Zyrat e SBAShK-ut)

11:00 - Promovohet libri “Housekeeping & Spa” i autorit Besnik Berisha.

11:00 - Kolegji AAB e organizon hapjen zyrtare të edicionit të tretë të "Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2022".

11:00 - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës)

13:00 - Promoviohet libri “Mars i Acartë” i autores Melihate Tërmkolli. (Biblioteka e Kolegjit AAB)

13:30 - Ekipi realizues dhe artistik i filmit të pavarur “Adnan Kafazi” e mban konferencën e parë zyrtare të filmit. (Kino “Armata”)

14:00 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006 - 2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, e interviston Bordin e ZRRE-së për periudhën 2006 - 2008. (Kuvendi i Kosovës, N10)

Lajme të ngjashme