Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 11 tetor 2022.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott më të cilin do të diskutojë aspektet të cilat ndërlidhen me të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, grupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)


Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja mbajnë konferencë për media. (Holli i objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish Rilindjes.ora 10:00)

Hapet Festivali i Kafes dhe Çajit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, znj Vlora Spanca raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation organizojnë aktivitetin për lansimin e fushatës “ Gjithpërfshirje” për të shënuar muajin Tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe nismën e komisionit të Projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 204, ora 14:00)

Vihet gurthemeli i Urgjencës së qytetit të Podujevës në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”. (Podujevë, ora 15:00)

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon gala mbrëmje ku marrin pjesë hotelierë e gastronomë. ( Sllatinë, ora 19:00)

Lajme të ngjashme