Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 28 korrik

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Ligjit për mbeturina. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 8:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe atij për Zgjedhje të Përgjithshme etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje në të cilën do të shqyrtojë 22 projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, sall N303, ora 9:30)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Dita e dytë e të panairit E Jona vazhdon me diskutimin për potencialin dhe mundësitë e investimeve në komunën e Gjilanit. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, ora 10:00)

“Karvani i Diasporës”, projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dedikuar mërgatës, nesër do të jetë në qytetin e Ferizajt. (Qendra e qytetit në Ferizaj, ora 19:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor dhe të Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

Lajme të ngjashme