Krasniqi: Vuçiq po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën po flet për paqe - NACIONALE

Krasniqi: Vuçiq po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën po flet për paqe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën flet për paqe.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se BE-ja po u beson fjalëve dhe të tij, dhe nuk dëshiron t’i shoh veprimet.

“Madje as sulmin terrorist në Banjskë sikur nuk e ka parë. Nëse nuk është fjala për një dioptri daltoniste, atëherë mund të jetë fjala për një plan okult për ta rikthyer Serbinë në Kosovë.” – ka shkruar ai.

Në fund, Krasniqi ka thënë se zbatimi i planit, po fillon me dinarin.

“Janë ba pishman mbi pavarësinë e saj. Zbatimi i planit po fillon me dinarin.” – është shprehur ai.

Lajme të ngjashme