Krasniqi tregon pse Kurti po frikësohet nga zgjedhjet e reja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka treguar pse kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se i pari i qeverisë i frikësohet humbjes në këto zgjedhje.
I pari i PDK-së ka vlerësuar se Kurti e di që më nuk mundet me iu ofruar shifrave që i ka marrë në zgjedhjet e kaluara.
“Do të kisha dëshirë që të ishte kaq e lehtë. Në kuptimin formal, ne nuk kemi mundësi ligjore, kushtetuese të lehta me e shkarku nga pozita e kryeministrit…Unë i kam thanë kryeministrit nëse ti mendon që hala të dojnë njerëzit, hajde dalim në zgjedhje…Por, ai e di që as nuk mundet me iu afru shifrave që i ka marrë në të kaluarën”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për lajmi.net.
Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Krasniqi i ka thirrje kryeministrit Kurti që sa më shpejt ta dërgon vendin në zgjedhje.