Krasniqi tregon emrat e katër gjeneralëve që vulosen kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë
Analisti Milazim Krasniqi ka bërë me dije se katër gjeneralë kanë vulosur kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se bëhet fjalë për dy gjeneralë amerikanë, një gjeneral osman dhe një italian.
Sipas tij, shqiptarët duhet të u jenë mirënjohës atyre.
“Dy gjeneralë të huaj i kanë vulosur kufijtë e Shqipërisë: gjenerali osman, Hasan Riza Pasha në Shkodër dhe gjenerali italian Enriko Telini në jug. Të dy u vranë në krye të detyrës. Ndërsa këta kufi që ka Kosova, i siguruan dy gjeneralë tjerë, amerikani Ueslli Klarku dhe gjenerali britanik Majkll Xhekson. Në fakt, kufijtë e Kosovës edhe më tutje mbrohen nga gjeneralë e ushtarë të huaj. Nëse do ta mbanim në kujtesë këtë fakt, do të ishim më modest, më mirënjohës, më të përgjegjshëm”, ka shkruar Krasniqi.