Krasniqi tregon se çka i tha Osmanit: Kosova ka nevojë të shkojë në zgjedhje sa më herët
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, mori pjesë sot në takimin e ftuar nga ana e presidentes Vjosa Osmani në lidhje me datën e zgjedhjeve të ardhshme.
Pas takimit, Krasniqi mbajti një konferencë për medie.
Në këtë konferencë, Krasniqi vlerësoi se vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje sa më herët.
“Në takimin që presidentja Osmani e ftoi sot, në emër të PDK-së, unë e shpreha qëndrimim tonë të vazhdueshëm dhe konsistent që konsiderojmë që vendi ka nevojë të shkohet sa më herët në zgjedhje” – tha Krasniqi, ndër të tjera.