Krasniqi: Tjetërsimin dhe kontrabandimin e votave është edhe problem ideologjik e patrioti - NACIONALE

Krasniqi: Tjetërsimin dhe kontrabandimin e votave është edhe problem ideologjik e patrioti

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi ka bërë me dije se përfshirja masive në tjetërsimin dhe kontrabandimin e votave nuk është vetëm problem penal.

Ai ka vlerësuar se ky është edhe problem ideologjik e patriotik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se me gjasë ata që e kanë prekur votën e 28 dhjetorit kanë lindur pas çlirimit.

“Përfshirja masive në tjetërsimin dhe kontrabandimin e votave, përveç si problem penal është edhe problem ideologjik e patriotik. Si është e mundshme që 18 vite pas pavarësimit të vendit, të mos kenë zënë truall vetëdija për demokracinë dhe lojaliteti për shtetin? Dihet se me falsifikim të zgjedhjeve nuk ka as demokraci, as shtet ligjor. Pra, si ka ndodhë gjithë ky devijim? Me gjasë shumë nga ata që janë përfshirë, janë të lindur pas çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme