Krasniqi: Themelimi i LDK- së ka qenë ngjarja më e madhe politike e kohës - NACIONALE

Krasniqi: Themelimi i LDK- së ka qenë ngjarja më e madhe politike e kohës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi ka rikujtuar momentet e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Krasniqi, i cili është nder themeluesit e kësaj partie, ka thënë se formimi i këtij subjekti politik ka qenë ngjarja më e madhe politike e kohës për shqiptarët.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se kush ka qenë pjesë e asaj ngjarje duhet të ndihet krenar.

Më 23 dhjetor 1989 e themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku unë isha sekretar, ndërsa Ibrahim Rugova ishte kryetar. Në Kosovë ishte në zbatim gjendja e jashtëzakonshme. Por, ne e tejkaluam frikën dhe e bëmë detyrën si intelektualë e si shqiptarë Kosove. Themelimi i LDK- së ka qenë ngjarja më e madhe politike e asaj kohe. Atë ditë nuk ka pasur ngjarje më të madhe në botën shqiptare. Kush ka qenë në atë ngjarje, ka të drejtë të jetë krenar. Atë ditë aty është bërë historia”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ngjarjet e mëvonshme nuk e zbehin rëndësinë e asaj dite.

Në atë kuvend unë kam paraqitur propozimet për kryetar, sekretar e kryesi të LDK-së. As kjo nuk mund të minimizohet. Unë kam dalë nga LDK-na në vitin 2000, por kontributin e viteve 1989-2000 nuk ia kam falë askujt. Sikundër që tash nuk kërkoj asgjë nga askush, askush nuk ka të drejtë të më kërkojë mua që të heqë dorë nga meritat e mia për themelimin dhe fuqizimin e LDK-së. Secili njeri është përgjegjës për veprat e veta dhe duhet të marrë edhe meritat që i takojnë. E kam fjalën për një shoqëri normale”, ka vlerësuar ai, duke përmendur sekretin e suksesit të kësa ngjatje.

Në fakt, që nga dita e parë ne e kemi projektuar një shoqëri normale, të bazuar në unitet, tolerancë, durim, demokraci dhe qëndresë aktive. Ky ka qenë sekreti i suksesit të asaj lëvizjeje për shumë kohë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme