Krasniqi tallet me Bahtirin e VV-së: Numrat e pjesës së fundit të kandidatëve lidhen më ngjarje historike - NACIONALE

Krasniqi tallet me Bahtirin e VV-së: Numrat e pjesës së fundit të kandidatëve lidhen më ngjarje historike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar ju ka dhënë “gajret” kandidatëve për deputet që janë renditur në pjesën e fundit të listave.

Duke ironizuar me deklarimin e Agim Bahtirit, ai ka bërë me dije se të njëjti duhet të ndihen krenar me numrat që kanë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numrat e disave lidhet me ngjarje të rëndësishme historike.

“Kandidatët që janë në pjesën e fundit të listës, si i nderuari Bahtiri, duhet të jenë krenar sepse numrat e tyre lidhen me ngjarje të mëdha. Për shembull: numri 74 lidhet me miratimin e Kushtetutës së Kosovës, numri 78 me Lidhjen e Prizrenit, numri 89 më rënien e Murit të Berlinit, 91 me Kushtetutën e Kaçanikut, 95 me Dejtonin, 99 me Rambujenë, 100 me vitet e një shekulli. Urime suksese!”, ka shkruar Krasniqi.

Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, i cili në listë mban numrin 81, ka thënë se numri i tij lidhet me një ngjatje historike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky numër simbolizon protestat studentore të vitit 1981.

Me kënaqësi ju njoftoj se jam nominuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! si kandidat për deputet, duke mbajtur me krenari numrin 81 në listë – një numër që simbolizon vitet e lavdishme të 1981-shit, kur shpërthyen demonstratat e fuqishme të rinisë shqiptare në të cilat isha edhe vet pjesëmarrës ku njëzëri kërkuam Kosovën Republikë dhe shtet të pavarur siç e gëzojmë sot”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme