Krasniqi takon përfaqësuesit e MCC-së: Për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet - NACIONALE

Krasniqi takon përfaqësuesit e MCC-së: Për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), gjatë qëndrimit në Washington DC.

Krasniqi ka shkruar se është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC.

“Shpreha falënderimin e thellë për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në efiçencë. Edhe lagjja ime e fëmijërisë Ulpiana sot ka marrë një pamje të re falë MCC-së. PDK do të përkrah plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, por është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje aj ka thënë se Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit - faturën e rritur të së cilës do ta paguajnë qytetarët.

Lajme të ngjashme