Krasniqi takon emisarin Kasanof: Ritheksova nevojën e bashkërendimit të qëndrimeve me ShBA-në - NACIONALE

Krasniqi takon emisarin Kasanof: Ritheksova nevojën e bashkërendimit të qëndrimeve me ShBA-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof.

Ai ka treguar se gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me ShBA-të.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kosova është një storie suksesi si rezultat i bashkëpunimit me aleatët.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bedriun dhe Vlorën, takuam Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj. Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme