Krasniqi: Takimet Kurti Vuçiq shfrytëzohen nga të dy për popullizëm, jo për të çuar tutje procese
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë dhënë për Euroneës.al ka kritikuar mënyrën se si po dialogohet në Bruksel.
Ai ka thënë se Kurti e Vuçiq, nuk kanë vullnet për te çuar përpara procese. Madje as ato që edhe ashtu kanë qenë të përafruara.
Sipas Krasniqit, të dy, dialogun e shfrytëzojnë për konsum të brendshëm politik.
“Shumica e këtyre takimeve kanë qenë më shumë momentume për t’i shfrytëzuar të dy palët për çështje të brendshme, për konsum politik, për të treguar populizmin qoftë Vuçiç në Serbi apo Kurti në Kosovë dhe jo për të çuar tutje procese të cilat edhe ashtu kanë qenë të përafruara” ka thënë Krasniqi.