Krasniqi: Shitja e distribucionit dhe faljen e katër hidrocentraleve, tregues i menaxhimit të sektorit të energjisë
Analisti Albert Krasniqi ka kritikuar të gjitha qeveritë e deritashme për menaxhim jo të mirë të sektorit të energjisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se si është menaxhuar ky sektor në të kaluarën tregon më se miri shitja e distribucionit prej 26.3 milionë euro dhe faljen e katër hidrocentraleve.
Ai ka bërë me dije se hiç më mirë nuk është duke u menaxhuar as tani ky sektor.
“Si është menaxhuar në të kaluarën me sektorin e energjisë, mjafton të përmendim çmimin e shitjes së distribucionit prej 26.3 milionë euro - që është fitimi i një viti - dhe faljen e katër hidrocentraleve. Si po menaxhohet tash me sektorin e energjisë: 1. KEK-u është kapur me drejtor partiak, i cili është në pranga për shkak të akuzave të Prokurorisë për manipulime në tender. Nën menaxhimin e tij, KEK ka pësuar dëm prej 30 milionë euro vetëm në vitin 2021 nga rënia e prodhimit, dhe humbje milionëshe po shkaktohen çdo ditë nga lënia jashtë funksionit e Bllokut A5. Në media po dalin çdo ditë skandale prej kontratave një burimore që kapin vlerën e 80 milionë euro”, ka shkruar Krasniqi.