Krasniqi: Serbia të tregojë për fatin e 1 mijë e 600 të zhdukurve nga Kosova - NACIONALE

Krasniqi: Serbia të tregojë për fatin e 1 mijë e 600 të zhdukurve nga Kosova

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka kërkuar të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se Serbia, që është shkaktare e zhdukjes së tyre, dhe akoma nuk ka treguar për fatin e qytetarëve të Kosovës që janë zhdukur me dhunë.

Postimi i plotë:

Në Kosovë, aktualisht figurojnë si të zhdukur 1641 persona nga lufta e fundit.

E prapa secilit prej tyre, janë familjet të cilat vuajnë nga ankthi dhe pasiguria e mosnjohjes së fatit dhe vendndodhjes së më të dashurve të tyre.

Çdo ditë, ato luftojnë me pasojat e shumta që krijon kjo situatë, përveç dhembjes së madhe që vetëm shtohet pa përgjigje.

Fatkeqësisht, Serbia, si shkaktare e zhdukjes së tyre, akoma nuk ka treguar për fatin e qytetarëve të Kosovës që janë zhdukur me dhunë, duke refuzuar ta përmbush këtë obligim legal, por para së gjithash human.

E drejta ndërkombëtare humanitare e kërkon këtë, Kosova e kërkon këtë, familjet e personave të zhdukur në vendin tonë e presin këtë.

Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur – qëndrojmë pranë familjeve kosovare që akoma presin një lajm për më të dashurit e tyre.

Lajme të ngjashme