Krasniqi: Raporti i Bankës Botërore tregon se Kosova po kalon krizën më të thellë ekonomike që nga lufta - NACIONALE

Krasniqi: Raporti i Bankës Botërore tregon se Kosova po kalon krizën më të thellë ekonomike që nga lufta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj shifrave më të fundit të Bankës Botërore që sipas tij tregojnë se kjo qeveri ka dështuar.

“Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj - qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport.” – ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se Kosova po kalon krizën me të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës

“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit.” – tha ai.

Lajme të ngjashme