Krasniqi: Qeveria Kurti me Aventura e forcuan partneritetin e ShBA-së me Serbinë - NACIONALE

Krasniqi: Qeveria Kurti me Aventura e forcuan partneritetin e ShBA-së me Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Në shkrimin e tij, Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria Kurti, përmes aventurave të saj, ka forcuar partneritetin e ShBA-së me Serbinë.

“Kristofer Hilli ka deklaruar kështu: “Marrëdhëniet me Serbinë duhet të qëndrojnë fort në këmbët e veta dhe të mos varen nga palët e treta.” Mesazhi është se as pala e Kosovës mund mund të ndikojë në marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë. Natyrisht, as Rusia. Qeveritarët e Kosovës duhet ta kuptojnë këtë mesazh e të mos mashtrohen se gjoja e mbajnë SHBA-në peng në raport me Serbinë, gjë që kanë menduar kur e kanë filluar problemin me targat në veriun e Kosovës. Qeveria Kurti me aventura e kanë forcuar partneritetin e SHBA-së me Serbinë. Qeveria Kurti me gabimet e veta e ka forcuar partneritetin e SHBA-së me Serbinë.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme