Krasniqi: Politika e SHBA dhe BE-së lidhur me Serbinë është paradoksale - NACIONALE

Krasniqi: Politika e SHBA dhe BE-së lidhur me Serbinë është paradoksale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se politikat e SHBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë janë paradoksale.

Ai ka thënë se këto politika po ndihmojnë forcimin e ndikimit rus në Serbi dhe se për këtë gjë çmimi përsëri do të paguhet nga Kosova.

“Bosnja është peng i Republika Serpskas, Mali i Zi është peng i Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa Kosova po pritet të bëhet peng i Asociacionit të Komunave Serbe. Kësodore, pansllavizmi me etiketë rusofile do të fuqizohet në Ballkan.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Politika e SHBA dhe Bashkimit Evropian lidhur me Serbinë është paradoksale: deri sa në Ukrainë e sponsorizojnë dhe e ndihmojnë luftën për ta kompromentuar dhe dobësuar Rusinë, në Serbi e ndihmojnë forcimin e influences ruse, duke i bërë favore Serbisë në Bosnje, në Malin e Zi dhe në Kosovë. Bosnja është peng i Republika Serpskas, Mali i Zi është peng i Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa Kosova po pritet të bëhet peng i Asociacionit të Komunave Serbe. Kësodore, pansllavizmi me etiketë rusofile do të fuqizohet në Ballkan. Nëse fuqizohet në Ballkan, nuk mposhtet as në Ukrainë. Kaq do të duhej të kuptonin në Uashington e në Bruksel. Realisht nuk po kuptojnë. E kjo do të thotë se çmimi për frenimin e pansllavizmit sërish do të paguhet nga ne shqiptarët e Kosovës. Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë vetëm spektatorë.

Lajme të ngjashme