Krasniqi përkujton betejën e Likoshanit dhe Çirezit: Ata janë drita e pashuar e lirisë dhe themeli i shtetit që gëzojmë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar betejën e Likoshanit dhe Çirezit.
Në 27-vjetorin e kësaj beteje, ai se bashku me zyrtarët të tjerë të partisë kanë bërë sot homazhe të varrezat e të rënëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ata janë drita e pashuar e lirisë dhe themeli i shtetit që gëzojmë.
“Sot, në Likoshan dhe Çirez, bashkë me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës, u përkulëm me respekt e mirënjohje para martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët 27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre. Ata janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë! Lavdi e përjetshme heronjve të Likoshanit dhe Çirezit”, ka shkruar Krasniqi.