Krasniqi për vdekjen e Gani Imerit: Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri.
Krasniqi ka thënë se Ganiu dhe familja e tij dhanë një “kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë.”
Reagimi i tij:
I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri. Para, gjatë dhe pas luftës, Ganiu dhe familja e tij Imeri nga Dumnica e Epërme, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë.
Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, bashkëluftëtarëve të tij, miqve dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.