Krasniqi për raportin e SHBA-së dhe BE-së me Qeverinë Kurti: Vetëm fjalë, llafe kot
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se e ka të vështirë se çfarë saktësisht po synon SHBA-ja dhe BE-ja në raport me Qeverinë Kurti.
Ai ka shkruar në Facebook, se BE e SHBA e përkrahin dhe të njëjtën kohë e kritikojnë qeverinë.
“Rezultati i kësaj loje absurde është vetëm nxitja e histerisë antiperëndimore të militantëve të LVV se si Kurti po ua “thyen hundët” edhe SHBA e BE-së.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Shumë vështirë mund të mirret vesh se çfarë saktë synon SHBA e BE në Kosovë, në raport me qeverinë Kurti. Në njërën anë e përkrahin, në të njëjtën kohë e kritikojnë. Kur e përkrahin, nuk e ndihmojnë që të zgjidhë probleme, kur e kritikojnë, nuk i bëjnë asnjë presion që të shmanget nga gabimet. Vetëm fjalë, llafe kot. Rezultati i kësaj loje absurde është vetëm nxitja e histerisë antiperëndimore të militantëve të LVV se si Kurti po ua “thyen hundët” edhe SHBA e BE-së.