Raportimet për hetime, Krasniqi: As që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin ka reaguar ndaj artikullit të publikuar nga 'Betimi për Drejtësinë', ku është raportuar se Krasniqi - në mesin e disa ministrave tjerë - është nën hetime. Në reagim në Facebook, Krasniqi ka sqaruar se deri tani ai nuk ka pasur informacione lidhur me hetimet dhe as nuk është ftuar nga ndonjë institucion hetues për të dhënë shpjegime.
Deputeti theksoi se ai beson në ligj, transparencë dhe punë të ndershme, të cilat janë baza e çdo vendimi të tij.
Betimi për Drejtësinë raportoi gjatë ditës se Task Forca Anti-Korrupsion e Policisë së Kosovës po heton Ministrim e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me shpenzimet e rreth 300 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme për projekte për minoritetet.