Krasniqi për protestat e vitit 1981: Fillimi i “Pranverës së Madhe” që përfundoi me çlirim - NACIONALE

Krasniqi për protestat e vitit 1981: Fillimi i “Pranverës së Madhe” që përfundoi me çlirim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar protestat e studentëve të vitit 1981.

Ai i ka cilësuar këto protesta si nisje të “Pranverës së Madhe” që përfundoi me çlirimin e Kosovës.

POSTIMI:

42 vite më parë, mijëra studentë të guximshëm, idealistë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës - u ngritën bashkë dhe njëzëri - për të kundërshtuar një sistem shtypës dhe armiqësor.

Shpërthimi qytetar i katër dekadave më parë ishte akumulim i pakënaqësive dhe, njëkohësisht, fillim i “Pranverës së Madhe”, e cila nuk do të përfundonte më deri në çlirimin e Kosovës.

11 marsi i vitit 1981, mbi të gjitha, ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona politike, ekonomike, shoqërore e arsimore.

Duke e njohur peshën e kësaj date dhe duke e vlerësuar rëndësinë e asaj që do të nxiste më pas në vendin tonë, sot, nderojmë studentët e rënë në ballë të këtyre protestave.

Sot, kujtojmë dhe vlerësojmë edhe kontributin e të gjithë studentëve, profesorëve dhe të të gjithë popullit tonë që bashkë nisën ndryshimin e kursit të historisë dhe projektimin e ëndrrave të reja për Kosovën.

Lajme të ngjashme