Krasniqi për Kurtin: Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës - NACIONALE

Krasniqi për Kurtin: Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “përçarës kronik”.

Krasniqi ka thënë se kryeministri po nxitë urrejtje e e ndasi teksa shton se Kurti po dëshmon se nuk mund të bëhet lider.

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme