Krasniqi për Kosovën në futboll: Përfaqësuese e dobët, nuk shiht realiteti - NACIONALE

Krasniqi për Kosovën në futboll: Përfaqësuese e dobët, nuk shiht realiteti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar në lidhje me reagimet pas ndeshjes së dobet të Kosovën në futboll, e cila humbi karshi Rumanisë në mënyrë të turpshme me rezultat tre me zero.

Në shkrimin e tij, Krasniqi e ka cilësuar Kosovën si “përfaqësuese e dobët”.

Tutje, Krasniqi ka përmendur edhe Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

“Reagimet emotive, bukur infantile lidhur me humbjen e mbremshme te Kosoves ne futboll, jane pjese e post-truthit, si perjetim i botes. Nuk shihet realiteti, nje perfaqesuese dobet po kerkohet ajo qe eshte imagjinuar, nje perfaqesuese triumfuese. Kur realiteti perplaset per fytyre, pasojne ankesat, vajtimet, akuzat, thirrjet per linqim. Njesoj eshte bere edhe ne politike, ku eshte imagjinuar dicka qe eshte ne kundeshtim me realitetin ( pacifikimi i serbeve, hapja e njeanshme e ures se Ibrit, triumfi i Kurtit perballe SHBA-se e KFOR'it) e kur realiteti perplaset per fytyre, fillojne ankesat naive. Fatkeqesisht jemi ne vorbullin e post-truthit, te rrezikuar seriozisht nga autoidiotizmi” – ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme